Top News - Turqia dhe Franca, ‘përleshje me fjalë’

  • 4 years ago
Mosmarrëveshja midis Turqisë dhe Francës pas një konfrontimi në brigjet e Libisë po bëhet më e ashpër. Parisi largohet nga misioni i NATO-s ?Sea Guardian? kurse Ankaraja kërkon që Franca të kërkojë falje.


Kancelarja Angela Merkel e quajti konfrontimin mes një fregate franceze dhe një skuadre luftanijesh turke para brigjeve të Libisë një ?incident shumë të rëndë?. Edhe Presidenti Emmanuel Macron tha, se veprimet e Turqisë janë ?të papranueshme?. Ai kërkoi një ?sqarim të politikës turke në Libi, sepse ky është një kërcënim për Afrikën dhe një kërcënim për Evropën?.

Çfarë ndodhi para brigjeve të Libisë?

Më 10 qershor, fregata franceze ?Courbet? iu afrua një skuadre prej tri luftanijesh turke që shoqëronin një anije civile që lundronte nën flamurin e Tanzanisë. ?Courbet? ishte duke patrulluar në kuadër të misionit të NATO-s ?Sea Guardian?, i cili ka ndër të tjera detyrë që të parandalojë kontrabandën e armëve. Pas kësaj turqit drejtuan radaret e kontrollit të zjarrit drejt fregatës franceze. Sipas interpretimit francez drejtimi i radarit të kontrollit të zjarrit shënon zakonisht një sulm të planifikuar.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Turkey#France#TopChannel

Recommended