Top News - Burrat po ‘rrallohen’/ Emigracioni ul popullsinë në vend

  • 4 years ago
Burrat po ?rrallohen? në vendin tonë. Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT popullsia e Shqipërisë ka pësuar ulje në vitin 2019, ku ajo e burrave ishte më e madhe se e grave. Emigracioni në radhë të parë si dhe vdekshmëria më e lartë e gjinisë mashkullore ka prishur balancat gjinore në vend për vitin 2019, duke e ulur popullsinë e burrave në raport me atë të grave. Po kështu emigracioni është faktori kryesor për rënien e popullsisë.

Sipas të dhënave të INSTAT, popullsia e Shqipërisë në 1 janar 2020 ishte 2.845.955 persona, duke pësuar një rënie prej 0,58 % gjatë 2019. Si numri i burrave dhe grave është në ulje, popullsia që përfaqësohet nga meshkujt ka rënie me të madhe.

Gjatë këtij viti, numri i grave në Shqipëri është ulur me një normë prej 0,52 % ndërkohë popullsia e burrave ka rënë me 0,63 %. Në vitin 2019, gratë përbëjnë 50,1 % të popullsisë gjithsej. Shtesa natyrore, gjatë vitit 2019 është më e ulët për burrat sesa për gratë, përkatësisht 3.112 dhe 3.512.
Migracioni i grave shënon -11.005 gra të emigruara më shumë sesa të kthyera në 2019. Migracioni neto i burrave është gjithashtu negativ, -12.077 burra të emigruar më shumë sesa të kthyer.
Migracioni neto negativ i burrave dhe i grave ka ndikuar në rënien e përgjithshme të popullsisë. Raporti gjinor sipas grup-moshave tregon se ka një mbizotërim të gjinisë mashkullore deri në grup-moshën 35-39 vjeç.

Mosha mesatare për burrat, në fund të vitit 2019 është 36,3 vjeç, ndërsa për gratë është 38,2 vjecce.
Gratë kanë jetëgjatësi më të madhe se burrat. Në vitin 2019, jetëgjatësia është llogaritur të jetë 77,6 vite për burrat dhe 80,6 vite për gratë. Kjo do të thotë se gratë jetojnë 3 vite më shumë se burrat.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Burrat#TopChannel

Recommended