Tiranë, nënë e bijë vetëflijohen duke refuzuar ushqimin/ Motra e mbijetuar: Anisa 15 muaj e vdekur

  • 4 years ago
Besonin tek ringjallja, prandaj u vetëflijuan! Detaje të reja tronditëse kanë dalë nga ngjarja e një dite më parë në Kombinat, ku nëna dhe njëra prej vajzave u gjetën të pajetë në banesën e tyre, ndërsa vajza tjetër është në spital.

Burime për Report Tv bëjnë të ditur se Anisa Josifi, vajza e cila u gjet e pajetë dyshohet se kishte ndërruar jetë prej disa kohësh, por mbahej në banesë duke u lyer me vaj dhe udhull në mënyrë që të mos ndihej era e trupit të dekompzuar.

Nga ana tjetër, vajza e cila ndodhet në spital, Blerta Josifi ka deklaruar para hetuesve: "Nuk e keni idenë çfarë kaluam ne për të fituar ringjalljen". Ndërsa është shprehur se motra e saj kishte 15 muaj që kishte vdekur. 

Ndërkohë Report Tv ka siguruar edhe foton e nënës me dy vajzat e saj, të cilat besonin tek ringjallja.  Kunati i Zhaneta Josifit ka treguar se kishte më shumë se dy muaj që nuk kishte parë Zhanetën dhe vajzën e saj Blerta. "I shkova në shtëpi, kërkova Anisën, më tha nuk e lëmë të dalë se nuk ka bërë ditët e zotit". Ai shprehet jashtë kamerave se Anisën kishte që nga muaji mars 2019 që nuk e kishte parë.

Sakaq, Dëshmitarët e Johovait në Tiranë thonë se familjar Josifi nuk ishte pjesë e kësaj organizate. Në një reagim për mediat, zëdhënësi për media i kësaj organizate Arben Lubonja thotë se gruaja dhe dy vajzat nuk janë shoqëruar asnjëherë me Dëshmitarët e Jehovait.

Ndërsa ish-fqinjët e familjes në Përmet thonë se edhe burri i Zhanetës, Llukan Josifi është vetëflijuar para 6 vitesh, duke u hedhur nga pallati.

Po si ndodhi ngjarja? Nënë e bijë u gjetën pa shenja jete në banesën e tyre, mbrëmjen e djeshme rreth orës 19:30 ndërsa vajza tjetër e familjes është dërguar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Policia në njoftimin zyrtar tha se dyshimet e para janë për vetëflijim.  Ndërsa u raportua nga vëllai i Zhanetës, pasi motra e tij dhe dy mbesat nuk i përgjigjeshin në telefon dhe nuk i hapnin as derën.

Ndërkohë drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi në një prononcim për mediat nga vendi i ngjarjes dhe se tek trupat e viktimave nuk ka pasur shenja dhune. Ai u shpreh se janë konstatuar shenja të mosushqyerjes, ndërsa vajzat ishin të arsimuara.

Recommended