Rudina-Cifti i DJ-ve rrefejn historin e tyre te dashurise: “Per 20 dite jemi fejuar” (2 Korrik 2020)

  • 4 years ago
#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen. #klan #MissRose #DjStone

Në këtë pjesë të dytë do të kemi të ftuar një çift interesant. Ata janë partnerë në jetë po ashtu edhe në profesion pasi kanë zgjedhur që të kalojnë gjithë jetën e tyre së bashku po ashtu të ndajnë edhe një pasion që është kthyer në profesionin e tyre. Një çift i dashuruar me njëri-tjetrin po ashtu edhe pas muzikës. Ftojmë në studio çiftin e DJ-ve, Arbër dhe Erida Kadena.

Emrat e artit: Dj Stone (Arber) dhe Miss Rose (Erida)

Arbri performon si DJ prej 23 vitesh, ndërsa bashkëshortja, Erdia ka nisur fillimisht punën si DJ në një club ne Rhodos Greqi 2016.

Arbri ka qenë mësuesi i Eridës në profesionin e tyre si DJ.

Njohja: Nëpermjet një të afërmes së Eridës. Ka qenë dashuri me shikim të parë. Janë shumë aventurierë si natyrë dhe shijojnë jetën.Partnerë në jëtë që prej 11 vitesh. Prindër të dy fëmijëve, Beatris 9-vjeç dhe Rayan 3-vjeç.Paradite bejme pune te profilit te ndryshem. Erida është mësuese e gjuhës angleze ndërsa Arbri menaxher shitjesh.

Arbri është shumë i pasionuar, teknik dhe me shumë fantazi. Ndërsa Erida ka virtyte të tjera si DJ. Ajo ka guximin, eksploron në zhanëra te ndryshëm muzikorë, performon dhe e shijon skenën. Të dy plotesojme njëri-tjetrin si në jetë ashtu edhe në art.
Ata janë në përfundim të klipit të këngës së tyre të parë. Karantina i shtyu për të sjellë një projekt muzikor.

Performojnë në club të ndryshme dhe gjatë verës në jugun e Shqipërisë.Kanë patur një eksperiencë në Kenga magjike ku ishin pjesë e jurisë. Erida ka qenë sportiste per 20 vite (kampione e vendit ne pingpong per 6 vite)

Vështirësia më e madhe që hasin në profesionin e tyre është që nuk shohin fëmijët për orë edhe ditë të tëra disa raste. Por, arrijnë ta kompesojnë kohën e humbur kur kanë pushim e duke e mbushur gjithë kohën e lire me ta.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended