Top News - Pavaresisht pandemisë/ SHBA, 4.8 milionë vende pune

  • 4 years ago
Pavarësisht pandemisë, ekonomia amerikane krijoi vende pune me një ritëm rekord në qershor. Të dhënat e Departamentit të Punës tregojnë se muajin e kaluar janë hapur 4.8 milionë vende të reja pune, shifra më e madhe mujore që kur ky departament i nisi regjistrimet në vitin 1939. Derisa në maj, tregut të punës në SHBA i janë shtuar 2.5 milionë vende të reja, dhe parashikimet e ekonomistëve ishin për 3 milionë të tilla në qershor. Por, rezultatet thuhet se i ka ndihmuar rihapja e fabrikave dhe restoranteve, të cilat ishin mbyllur për shkak të pandemisë së koronavirusit. Rritja e numrit të rasteve me koronavirus në SHBA, javët e fundit, ka shkaktuar frikë për rritjen e vazhdueshme ekonomike. Rritja e vazhdueshme ekonomike do të varet nga "suksesi ynë në frenimin e virusit", deklaroi ditë më parë kreu i Rezervave Federale në SHBA, Jerome Poëell. SHBA-ja ka numrin më të madh të të infektuarve dhe viktimave me koronavirus: mbi 2.6 milionë të prekur dhe 128,000 jetë të humbura.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#SHBA#TopChannel