Femijet kosovare pushojne ne Pogradec (6 Korrik 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva 2000
Kështu e nisin ditën vajzat. Të mësuara që të vogla me punë ata fillimisht rregullojnë dhomat dhe pastaj vazhdojnë plazhin, ndërsa djemtë mbetën vetëm tek lojërat. Këta janë 42 fëmijë të moshës 7 deri në 13 vjeç nga Raçaku i Kosovës. Një program humanitar i shoqatës shqiptare "Në dobi të gruas", dhe asaj kosovare "Femra në zhvillim", disa ditë më parë i kanë sjellë këto fëmijë në Shqipëri për të kaluar pushimet verore në liqenin e Pogradecit.
Organizuar në formën e një kampi ku bëjnë pjesë edhe 10 fëmijë shqiptarë, ata drejtohen nga 5 edukatorë. Ditët e para fëmijët e tregojnë të lodhshme ndërsa tani ata kanë arritur të ambientohen me plazhin dhe lojërat të cilat në Kosovë nuk kanë mundur t'i shijojnë. Pasi marrin rrezet e para të diellit, në kohën e drekës përveç ngrënies, këto ditë ata janë shoqëruar dhe nga surprizat që në këtë rast janë dhuratat që ju japin. Këto ditë ata nuk i harrojnë./tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended