Wake Up/ Majlinda Keta thirrje studentëve: Votoni të zgjidhni përfaqësuesit tuaj në Universitet

  • 4 years ago
Kryetarja e Komisionit Institucional të Zgjedhjeve në Universitetin e Tiranës, lektore Majlinda Keta shpjegoi procesin që do të ndiqet për këto zgjedhje speciale siç i quajti ajo në kohë pandemie. "Universitet Publike kanë rastin të tregojnë se edhe në këto kushte mund të bëjnë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Plaftorma online të gjithë kandidatëve garues janë të gatshme të gjitha lidhet online, ndërkohë që askush nuk është i privuar që në mjedise të mëdha në sallat e mëdha të Universiteteve të jenë në dispozicion të kandidatëve duke ju garantuar dhe kushtet që dikton situata. Risia këtë vit është se në elementët e sigurisë kemi ardhur me një rregullore të Universitetit të Tiranës me elementë të shtuar përsa i përket sigurisë së kandidatëve. E para është vetë deklarimi i tyre për mënjanimin e plagjiaturës në punimet e tyre shkencore dhe nga ana tjetër pastërtia e figurës me të gjitha institucionet e verifikimit. Dhe një element shumë i rëndësishëm është se për herë të parë në Universitete, komisioni i apelimit bëhet totalisht me anëtarë të akademizmit. Për herë të parë kemi vetëm akademikë nuk kemi përfaqësues nga Ministria dhe kjo është një përgjegjësi e madhe në kuadrin e autonomisë. Edhe Kodi special për KOVID është po aq i rëndësishëm, i cili përfshin gjithë elementët e sigurisë. Zgjedhjet në universitete për postin e drejtuesve të rinj në institucionet e arsimit të lartë publik janë vendosur të mbahen më 30 korrik. Për Kryetaren e Komisionit Institucional të Zgjedhjeve në Universitetin e Tiranës, Majlinda Keta janë marrë të gjitha masat që këto zgjedhje të shkojnë siç duhen por ajo ka një thirrje për studentët pasi sipas saj ndër vite është vënë re një pjesëmarrje shumë e ulët e vetë të rinjve për të votuar. "Në të gjitha zgjedhjet ku kanë pasur të drejtë vote, pjesëmarrja e studentëve në këtë proces ka qenë realisht kritike. Është një lloj apatie e të rinjve. Kultura e korruptuar që marrin dhe niveli i besimit që thyhet që në gjimnaz tek këta të rinj i bën ata apatikë të bëhen pjesë e këtij procesi. Mua më shqetësojnë këta të rinj që janë apatikë. Ndaj ju bëj thirrje të bëhen pjesë e këtij procesi dhe të votojnë të zgjedhurit e tyre"- tha Keta

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel