Zjarri ne Dajt i qellimshem (6 korrik 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva 2000
Ky zjarr ra dje pasdite në malin e Dajtit. Punonjësit e Komisaritit 4 edhe të Drejtorisë së Pyjeve ishin në të njëjtën mendje se zjarri është vënë nga dora e njeriut, por ky zjarr ishte në një rrëpirë të shkëputur nga pylli dhe të mbjellë me shkurre dhe mund të kontrollohej. Ndërsa në veri të vendit po bëhen shkrumb pyje të tëra. Zjarre gjigande janë shënuar në Pukë, Malësi të Madhe. Gjithashtu njoftohemi se një brez pyjor nga Kukësi në Mirditë, prej mbi një jave po kthehet në hi.
Bëhet fjalë për një gjatësi prej 90 kilometra dhe gjërësi 15 kilometra. Pak a shumë e njëjta gjendje është dhe nga Qafshtama deri në Martanesh. Drejtori i Përgjithshëm i Pyjeve ka dhënë në kohë alarmin për këtë katastrofë. Vërehet gjithashtu se shkaktarë të këtyre flakëve janë temperaturat e larta të verës. Manjakë të zjarreve dhe barinjtë që djegin pyllin me qëllim që vitin tjetër të kenë bar më shumë për gjënë e gjallë./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended