Top News - Aksident me vdekje/ Vlorë, viktima një i moshuar

  • 4 years ago
Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Vlorës. Në lagjen 10 korriku, përgjatë rrugës dytësore të Lungomares automjeti tip BMW ka goditur një këmbësor, i cili ka ndërruar jetë. Viktima është 75-vjeçari Qemal Lamani.

Makinë, që sipas Policisë ishte duke lëvizur me shpejtësi mbi normat e lejuara ka përplasur të moshuarin që kishte dalë për të bërë pazarin, duke e lënë të vdekur.
Në vendin e ngjarjes policia kreu hetimet dhe në përfundim të tyre tha se drejtuesi i automjetit ka shkelur rregullat e qarkullimit, teksa në një zonë të banuar ka ecur mbi shpejtësinë e lejuar në këtë segment rruge.

Shoferi është ndaluar dhe ndaj tij është ngritur akuza e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë vdekjen.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Accident#Vlore#TopChannel

Recommended