Top News - Brukseli për dialogun/ Vazhdon, por jo me Thaçin

  • 4 years ago
Zyrtarët e Bashkimit Europian kanë ndërmend t`I vazhdojnë përpjekjet për rifillimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës, por në planet e tyre nuk bën pjesë presidenti Hashim Thaçi, i cili i ka udhëhequr negociatat me Serbinë në emër të Kosovës për vite me radhë. Ndaj tij u paraqit javën që shkoi aktpadia e një prokurori të specializuar, nën dyshimin e përfshirjes në krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Thaçi vendosi të qëndrojë në pozitën e presidentit, duke thënë se ai do të jepte dorëheqje vetëm nëse konfirmohen pretendimet e aktpadisë nga ana e gjykatësit të procedurës paraprake. Zyrtarët e BE-së deklaruan se pas këtyre zhvillimeve, nuk e konsiderojnë më presidentin e Kosovës, një partner në procesin e dialogut. "Në reagimet tona deri më tani, ne kemi thënë midis rreshtave, se do të ishte më mirë që ai Thaçi të përqëndrohet në aktakuzën e tij dhe derisa çështja të zgjidhet, pra të ketë një aktgjykim, nga ana e BE-së do të ketë shumë pak ndërveprim me të", tha për Radion Evropa e Lirë një zyrtar europian që merret me procesin e dialogut Kosovë-Serbi. Në çdo rast, BE-së vlerëson se Prishtina zyrtare do të vazhdojë të jetë e përkushtuar për dialog, pavarësisht se kush e zhvillon atë në emër të Kosovës. Synimi është që shumë shpejt të organizohet një samit në Paris, ku do të takohen delegacionet e Kosovës dhe Serbisë, mikpritës të të cilit do të jenë presidenti i Francës, Emanuel Macron, dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel. Takimi ka të ngjarë të mbahet në 10 korrik.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Bruksel#TopChannel

Category

📺
TV

Recommended