Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 7/10/2020
Në britaninë e madhe i pari izolim lokal, i plotë, është shpallur në leicester me masa strikte të vendosura në qytet. Dyqanet jo të domosdoshme do të mbyllen nga e marta dhe shkollat po ashtu nga e enjtja, për shkak të një rritjeje të rasteve të koronavirusit. Zbutja e kufizimeve për pabet dhe restorantet në angli, të shtunën, po ashtu nuk do të ketë efekt në leicester. Sekretari britanik i shëndetësisë tha se masat do të garantoheshin edhe nga policia në disa raste. Matt Hankok tha se qyteti kishte 10 për qind të të gjithë rasteve pozitive në vend, javën e shkuar. Ai i rekomandoi njerëzve të qëndrojnë në shtëpi sa më shumë që të munden. Masat lokale do të jenë në fuqi të paktën për dy javë por situata do të mbahet në vëzhgim dhe do të ketë rishikime nëse do të jetë e nevojshme. Tani izolimet lokale duket se janë normaliteti i ri. Në australi, shteti i viktorias ka rikthyer izolimin për 10 zona rreth melburnit pas një rritjeje të rasteve të covid 19. Edhe në Indi dhe në shba janë rikthyer masat kufizuese në disa pjesë të vendit për shkak të rritjes së fundmi të rasteve të reja të koronavirusit.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Leicesteri#UK#TopChannel

Category

📺
TV

Recommended