Top News - Shqetësim në Ukrainë/ Po kthehet në dyqan online bebesh

  • 4 years ago
Lot gëzimi derdh andrea viez ndërsa merr në krahë vogëlushin e saj, të lindur nga një nënë surrogatë në ukrainë. Ai është një yll, thotë argjentinasja rreth të 40-tave me zërin që i dridhet. Pas nëntë vitesh që përpiqet të ketë një fëmijë, Viez më në fund mund të marrë në krahë djalin e saj falë një industrie në shpërthim e sipër të nënave surrogate në Ukrainë, që i ka dhënë shpresë mijëra prindërve të ardhshëm.

Por pas realizimit të ëndrrës së tyre qëndron një biznes shumë fitimprurës dhe i errët që shumë kush shqetësohet se po përfiton nga gra të reja të dëshpëruara dhe operon në një zonë gri të hapur për abuzime. Ukraina po bëhet një dyqan bebesh online ? thotë komisionerja për të drejtat e fëmijëve në vend që dënon shfrytëzimin e grave ukrainase dhe kërkon ndalimin e industrisë. Fakti se ukraina është një nga të paktat vende që lejon praktikën në formën e saj komerciale për të huajt, ajo u vu në qendër të vëmendjes nga pandemia e koronavirusit. Kur kufizimet e udhëtimeve hynë në fuqi, dhjetëra prindër nuk mundën të paraqiteshin për të marrë fëmijët e tyre të lindura nga nëna surrogate. Dhe një kompani lokale që merret me këtë aktivitet, postoi një video online që tregonte foshnjat në një hotel në periferi të kievit. Klinika shpresonte të tërhiqte vëmendjen tek problemi i foshnjave të bllokuara nga izolimi dhe përpjekja e saj pati sukses. Qeveria ndërhyri për të ndihmuar prindër si Viez që të sigurojnë leje të posacme për të marrë fëmijët e tyre. Edhe pse ka ekzistuar që në fillim të viteve 2000, industria shpërtheu në Ukrainë pasi India dhe Tajlanda e nxorrën jashtë ligjit praktikën për të huajt, rreth pesë vite më parë. Një nga më të varfrit në Evropë, ish vendi sovjetik, është i njohur për cmimet e tij tërheqëse, me një lindje të tillë që kushton rreth 42 mijë dollarë. në shtetet e bashkuara, kjo do të kushtonte dy herë më shumë.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Ukraine#TopChannel