Top News - Rama mbyll vizitën në Kosovë, takon Mustafën, Pacollin e Ahmetin

  • 4 years ago
Ditën e dytë të qëndrimit të tij në prishtinë, kryeministri edi rama e ka nisur me një takim me kryetarin e lidhjes demokratike të kosovës, isa mustafa, dhe e bëri këtë në shtëpinë e këtij të fundit, në prapashticë. Takimi u mbajt rreth orës 09:00 në shtëpinë e Mustafës dhe pas tij, kryeministri rama postoi në rrjetin social facebook një foto, shoqëruar me mbishkrimin: Me kryetarin e LDK, Isa Mustafa, i nderuar nga mikpritja në shtëpi ku mu dha rasti të njoh edhe familjen e tij të bukur.
Ndonëse në agjendën e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, ishte parashikuar takim me liderin e AAK-së Ramush Haradinaj në orën 11.00, takimi nuk është mbajtur, sic kishte paralajmëruar vetë ky i fundit një ditë më parë.
Rama e ka paditur për shpifje Haradinajn, pasi ky i fundit deklaroi se kryeministri shqiptar është i përfshirë në idenë për shkëmbim të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë. Kryeministri rama është takuar më pas edhe me kryetarin e komunës së prishtinës, shpend ahmeti, në godinën e komunës ndërkohë që në mesdite takoi kryetarin e AKR-së, Behgjet Pacolli. Ky ishte takimi i tij i fundit nw kwtw vizitw dy ditore nw kosovw.
Një ditë më parë, rama takoi liderët të tjerë të partive politike dhe krerët institucionalë të republikës së kosovës, të cilëve u ofroi mbështetjen e plotë të qeverisë shqiptare. ?Shqipëria i ka qëndruar dhe do t?i qëndrojë gjithmonë pranë Kosovës?, ka thënë Rama, duke theksuar se edhe në të ardhmen, Shqipëria do ta ndihmojë Kosovën në të gjitha proceset.Vizita e tij në kosovë vjen pas publikimit të aktakuzës së prokurorisë speciale ndaj presidentit të kosovës, hashim thaci dhe ish kryetarit të kuvendit kadri veseli.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#EdiRama#Kosove#TopChannel