Top News - Skafi i grupit kriminal/ Kapet në Vlorë, detajet e aksionit

  • 4 years ago
Policia shqiptare sekuestroi në Vlorë një skaf të përdorur nga grupi kriminal shqiptaro-italian për të transportuar drogën. Skafi me dy motorë të fuqishëm u kap në një magazinë në fshatin Panaja të Vlorës, ndërsa iternerari i tij ishte që të nisej çdo tre ditë nga Vlora. Ky skaf i ka shpëtuar disa herë monitorimit të Guarda Di Financa-s, ndërsa lokalizimi është bërë nga këta të fundit nëpërmjet sistemit satelitor të Anti-mafias.

Mësohet se skafi kishte dy motorë të fuqishëm mërkuri me nga 250 kuaj fuqi secili, ç'ka bënte që të përballonte detin e trazuar deri në 7 ballë. Zbulimi i skafit më konkretisht është bërë nga agjentë të antimafias italiane dhe agjentët shqiptarë, ndërsa linja e tij ishte Vlorë-Leçe dhe Vlorë-Bari. Mësohet gjithashtu se gjatësia e skafit është 10 metra.

Hetimet në lidhje me këtë grup kriminal në vendin tonë kanë nisur në 2017, ku në një operacion më 27 qershor 2018 nga policia e Sarandës u kap rreth gjysmë ton kanabis në një 'Rulo' që drejtohej nga një turist italian dhe kishte si destinacion Greqinë.

Pas dyshimeve se në Rulo mund të kishte drogë ai është futur në skaner në pikën kufitare të Kakavijës, ku rezultoi se në tavanin e mjetit ishte fshehur 383 kg kanabis, si dhe 96 kg në formë çokollate.
Nga aksioni u arrestua shtetasi italian, Vito Baruceli, 36 vjeç, i cili u dënua nga Gjykata e Krimeve të Rënda me "Arrestit me burg" së bashku me shoqëruesen e tij, Dominga Silvestri. Para Gjykatës italiani ka dhënë dëshminë tij duke thënë që nuk kishte lidhje me drogën dhe se kishte ardhur në Shqipëri për pushime.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#GuardaDiFinanca#Vlore#TopChannel

Recommended