Thaci paralajmeron doreheqjen | Lajme - News

  • 4 years ago
Pesë ditë pas publikimit të aktakuzës nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë presidenti Hashim Thaçi i është adresuar qytetarëve me një videomesazh. Ka paralajmëruar dorëheqje nga posti i Presidentit në rast të konfirmimit të aktakuzës nga Gjykata Speciale.
?Ditët në vazhdim do të konsultohem me liderët e partive politike. Nëse aktakuza konfirmohet menjëherë do të jap dorëheqje?.
Derisa ka bërë apel që Kosova duhet të sigurojë funksionimin stabil të institucioneve shtetërore. Ka thënë se ndjehet i çliruar prej brengave dhe peshës së ballafaqimeve politike duke kujtuar se më të vështira për të ishin korridoret politike se shtigjet e luftës.
?A thua ky do të jetë çmimi i fundit që duhet paguar për lirinë e Kosovës? Rrugën ma prenë. Por, nuk ma cenojnë besimin në vlerat që përfaqësojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Shtëpia e Bardhë për mua dhe për qytetarët e Kosovës. Në praktikën e drejtësisë në botën e qytetëruar, lajmërimi publik i një aktakuze ende të pa miratuar nga trupi gjyqësor, është një skandal i madh. Asnjë krim i supozuar apo edhe i kryer nga kushdo, nuk e justifikon linçimin publik?.
Duke përmendur faktin se ishte për themelimin e Gjykatës Speciale tha se nuk e di nëse ishte rastësi apo intrigë që në mes të rrugës drejt Shtëpisë së Bardhë të publikohet një aktakuzë e pakonfirmuar.
?Por, kalimi nga shtigjet e luftës çlirimtare në korridoret e institucioneve nuk mund të ishte për ne as i thjeshtë, as i lehtë. Mund t?ju them se më shumë kisha drojë nga këto korridore, se sa shtigjeve të luftës. Në luftë flija pak, por gjumi më ripërtërinte. E pas luftës, flija pak po ngrihesha i sfilitur nga dilemat si ta bëja më mirë punën e ditës së re?.
Sipas tij është e drejtë të zbardhet çdo pretendim, por Bashkësia Ndërkombëtare nuk ka përdorur standard të njëjta karshi Kosovës dhe Serbisë duke kujtuar se qytetarët e Kosovës ende nuk lëvizin lirshëm në vende të BE-së derisa Serbia ecën në rrugën e negocimeve për anëtarësim në BE. Ai ka përmendur edhe gjenocidin serb në Kosovë, mijëra shqiptarë të zhdukur nga makineria vrastare e Sllobodan Millosheviçit për të cilat ka thënë se askujt në Serbi nuk i kërkohet llogari.
Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended