Top News - Rëndohet më tej bilanci/ 59 jetë të humbuar nga covid 19

  • 4 years ago
Vazhdon të rëndohet bilanci i jetëve të humbura nga covid 19 në vendin tonë. Pas 2 viktimave të konfirmuara në raportimin ditor te së henes, nje tjeter pacient i sëmurë nga covid 19 ka ndërruar jetë në orët e mbremjës. Sipas ministrisë së shendetësisë viktima është një pacient 69-vjeçar nga Shkodra i shtruar prej 10 ditësh në gjendje të rëndë ne spitalin infektiv. Gjendja e tij është përkeqësuar si pasojë e vështirësisë në frymëmarrje dhe pavarësisht terapisë intensive 69-vjeçari, i cili vuante nga hipertensioni, nuk ka mundur të mbijetojë. me vdekjen e 69 vjecarit nga shkodra, shkon ne 59 numri i jetësve të humbura nga koronavirusi në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë, ndërsa vijon të ketë raste të rënda që po trajtohen në shërbimin infektiv. Për të katërtën javë vazhdon një situatë serioze e rasteve të konfirmuara pozitive me Covid 19 dhe e rasteve që kanë kërkuar shtrim në spital apo terapi intensive. sipas msh të gjithë këta indikatorë tregojnë që virusi po vijon me të njëjtin intensitet dhe po paraqet raste me shenja klinike. Gjate se hwnes nw raportimin ditor u konfirmuan 64 raste te reja me koronavirus, duke e çuar numrin e rasteve pozitive që nga fillimi i pandemise ne 2466, nga te cilet 970 jane raste aktive dhe 1438 janë shëruar. Ministria e Shëndetësisë u kerkoi qytetarëve të mos e ulin vigjilencën, duke kërkuar nga të gjithë, por sidomos baret dhe restorantet respektimin e protokolleve të sigurisë.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Bilanci#TopChannel

Recommended