Hoxha: Kthimi i figurave të vjetra është i rëndësishëm, me procesin "1 anëtar 1 votë" fitojmë

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Partia Demokratike miratoi udhëzimin për përzgjedhjen e kandidatëve për deputet dhe kryetarë bashkie, ku rolin kryesor do ta ketë antarësia.

Ky sistem do ti shërbejë PD, për hapjen ndaj gjithë faktorëve që ndikojnë në maksimalizimin e votës dhe përfaqësimit ndaj qytetarëve.

Jashtë këtyre zgjedhjeve do të jenë ata deputetë të cilët refuzuan djegien e mandateve dhe u futën në Kuvend ndërkohë që dera mbetet e hapur për çdo ish-zyrtar.

Nënkryetari i FRPD-së, Lisandër Hoxha shprehet se pavarësisht se ky sistem është i hapur ndaj kandidatëve të rinj të cilët duan të integrohen në PD, rikthimi i figurave të vjetra të politikës është shumë e rëndësishme.

I ftuar në Ora News, ai shprehet se produkti që do të prodhojë ky sistem do t'i garantojë fitore në zgjedhjet e 2021.


Hoxha: Procesi është në fillim. Ka ndodhur një gjë e jashtëzakonshme, është hera e parë që ndodh në Shqipëri. Mendoj se produkti i saj do t'i japë shumë mundësi elementëve të mirë në Shqipëri me bindje të djathtë që emri i tyre të vijnë dhe të votohen nga anëtarësia. Kam bindjen që Shqipëria do të ketë një listë shumë të mirë deputetësh. Përveç njerëzve të PD, ky sistem garanton edhe përfaqësues të tjerë jashtë fushës politike që të jenë pjesë e kësaj liste. Produkti do të jetë produkti i një fitoreje historike. Së pari ne kemi struktura jashtë Shqipërisë. Kemi kontakte me qindra të rinj nga e gjithë bota. Sipërmarrës të rinj dhe persona që punojnë në struktura politike.



Për më shumë lexoni në:

https://oranews.tv/article/hoxha-kthimi-i-figurave-te-vjetra-eshte-i-rendesishem-ne-pd-procesi-1-anetar-1-vote-do-na-siguroje-fitoren


Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended