Report TV -Fundjava sjell plazh mes rrënojash, shezlongët 'peng' i lejeve

  • 4 years ago
Pa mundur të mbajnë distancën dhe mes gërmadhave të lokaleve shembur nga IKMT në pikun e sezonit ishte kjo fundjavë në Velipojë dhe bregdetin e jugut. Shezlongët ende nuk janë hapur të gjithë për shkak të burokracive për të dhënë lejet që po godasin turizmin edhe më shumë se COVID-i.

Sezoni turistik ka nisur por jo si çdo vit. Në plazhin e Velipojës mbetjet e objekteve të prishura nga IKMT nuk janë hequr ndërsa në Vlorë distancimi social pothuajse nuk është zbatuar fare. Në të gjithë vendin janë hapur qendrat shëndetësore pranë plazheve me masa të reja për të shmangur infektimin me COVID-19.

Recommended