Top News - Mbytet 50 vjeçari/ Kavajë, doli shëtitje me pedalon

  • 4 years ago
Nje 50 vjecar është mbytur në zonën e Qerretit ne Kavajë. Policia konfirmon se 50 vjecari kishte dalë në det me një pedalone mbrëmjen e së premtes nga zona e Golemit, por nuk është kthyer më në breg. Me të marrë njoftim forcat e policisë kufitare janë vënë në kërkim dhe kanë mundur të gjejnë vetëm pedalonen. Kërkimet kanë vijuar deri vonë, po pa rezultat. Mëngjesin e sotëm trupi pajetë është diktuar nga peshkatarët në vendin e njohur si Kanali i Qerretit. Viktima është i veshur me pantallona të shkurtra dhe një bluzë dhe dyshohet të jetë pushues nga Kosova. Nuk dihen ende rrethanat e mbytjes, po paraprakisht deklarohet të jenë aksidentale. Ngjarja e rëndë detare rregjistron dhe humbjen e parë të jetës për këtë sezon turistik.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Kavaje#TopChannel

Recommended