Ruçi zgjidhet sekretar i pergjithshem i PS - (1 Korrik 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva - Tv Klan 2000

Dy rivalët kryesorë në Partinë Socialiste, që konkurruan dje për postin e sekretarit të përgjithshëm të kësaj partie, Gramoz Ruçi dhe Pandeli Majko, kanë komentuar sot ekskluzivisht për Tv Klan, përkatësisht fitoren dhe humbjen e garës, për numrin dy të PS. Ruçi fitoi përballë Majkos me 25 vota më shumë. Për Tv Klan pas fitores Ruçi pohon.

Gramoz Ruçi:- ?Sigurisht unë do e filloj punën aty ku e ka lënë Namik Dokle. Unë dhe Dokle kemi dhjetë vjet që punojmë bashkë kështu që, nuk do të pritet ndonjë ndryshim i madh midis punës dhe veprimtarisë së Dokles dhe Ruçit?.

Më 30 Qershor të katër viteve më parë, Gramoz Ruçi e la postin e sekretarit të përgjithshëm të PS. Çfarë i kujton Ruçit fund Qershori i ?96?

Gramoz Ruçi:- ?Para katër vjetësh unë kam qarë, pasi kam ikur nga vendi dhe nga partia ime. Pas katër vjetësh po në të njëjtën datë, unë konkurroja brenda strukturave të PS?.

Rivali i Ruçit, Pandeli Majko pohon.

Pandeli Majko:- ?Është një rezultat i cili bazohet në një votim të fshehtë, shprehet vullneti i lirë i njërëzve, i anëtarëve të Komitetit të Përgjithshëm Drejtues, kështu që, komentet i takojnë rezultatit konkret. Kjo do të thotë se duhet të dish të humbasësh, për të menduar më tej?./tvklan.al

Gazetare ? Mimoza Picari


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended