Komiteti Drejtues i PS shpall fushaten e zgjedhjeve (14 Korrik 2000)
  • 4 years ago
Lajme Arkiva 2000
Është mbledhur sot pasdite Komiteti Drejtues i Partisë Socialiste të Tiranës nga ku kjo forcë politike e shpalli fushatën e zgjedhjeve lokale në Tiranë. Kryetari i Partisë Socialiste të kryeqytetit Musa Ulqini, ka paraqitur sot dhe alternativën e re në prag të zgjedhjeve. Sipas Ulqinit, Tirana nuk do të ketë më 11 njësi administrative, por 11 njësi bashkiake.
"Pra, ne do të ruajmë konfiguracionin gjeografik të 11 njësive ekzistuese administrative, por duke bërë disa ndryshime thelbësore që synojnë afrimin e pushtetit me qytetarin dhe mirëadministrimin e metropolit shqiptar. Për shumë probleme, qytetarët do të kenë mundësi t'i zgjidhin hallet e tyre aty ku banojnë dhe jo të trokasin të gjithë në zyrat e bashkisë në qendër."
Ulqini ka kërkuar sot nga Këshilli i Ministrave investime shtesë për periferitë e Tiranës sidomos për zonën e Kinostudios dhe të Laknasit. Në takimin e sotëm kryetari Ulqini ka shpjeguar se kryetarët për kandidatë për kryetarë bashkie do të propozohen nga këshillat zonale dhe kryesisë në qendër do t'i përcillen vetëm tre kandidatë. Këtë përzgjedhje do t'a bëjë Komiteti Drejtues i Tiranës. Pas 25 korrikut, kandidatët do të fillojnë fushatën./tvklan.al

Gazetare: Mimoza Picari

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended