Sali Berisha: Ne nuk do t'i bojkotojme zgjedhjet, por do i fitojme ato (23 Qershor 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva 2000
Partia Demokratike nuk do t'i bojkotojë zgjedhjet por do t'i fitojë ato. Lideri demokrat Sali Berisha, i sapokthyer nga takimet me të djathtët europianë në Francë dhe në Austri, deklaroi para gazetarëve se në këto zgjedhje parlamentarët e djathtë europianë do të vijnë në Shqipëri për të ndihmuar Partinë Demokratike gjatë fushatës elektorale.
" Qeveritarët shqiptarë i dëshmuan gjithë Perëndimit vendosmërinë e tyre absurde, marrëzinë e tyre ekstreme, aktin më të papërgjegjshëm për të manipuluar zgjedhjet. Kjo u provua nga të gjithë. Tani këtë e njeh e gjithë bota. Tani ka një përpjekje dhe një vendim ligjor për manipulim të zgjedhjeve. Ka një vendim të Partisë Demokratike për të mos lejuar manipulimet në zgjedhje dhe asgjë nuk mund të na imponojë ne të bojkotojmë zgjedhjet. Ne do të shkojmë në zgjedhje dhe do të fitojmë zgjedhjet. Ne do i fitojmë zgjedhjet."
Përsa i përket ekzistencës së një raporti të EDU-së, në lidhje me vërejtjet për Partinë Demokratike i publikuar nga reformatorët, Berisha tha se ky është një manipulim nga bashkëpunues të paguar./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended