Dobroshtë, Komuna fajëson banorët për vërshimet

  • 4 years ago
Ka vazhduar edhe sot heqja e dheut dhe gurëve nga fushat në fshatrat Odri dhe Dobrosht, pas vërshimeve të një dite më parë. Aksionit për pastrim, sot i është bashkëngjitur edhe Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim.




?Është angazhuar mekanizim shtesë pas shterjes së burimeve të komunës dhe institucioneve të tjera dhe tani po punohet në pastrimin e terrenit dhe lirimin e drejtimit rrugor. Por shtretërit e lumit janë ingerencë e komunës dhe duhet të pastrohen rregullisht jo të priten vërshime që të angazhohemi edhe ne pastaj?- deklaroi Adnan Xhaferoski. Drejtor i DMSH.

Sipas kreut të komunës Isen Asani, fajtor për vërshimet janë vetë banorët, të cilët, sipas tij i presin drutë pa kontroll dhe hedhim mbeturina në shtratin e lumit.

?Sasia e materialit është pikërisht nga deponia që e kanë krijuar mbi fshat. Qytetarët janë ata që duke hedh materiale kanë ngushtuar shtratin e lumit?- tha  Isen Asani. Kryetar i komunës së Tearcës.

?Përmbytjet që ndodhën ditët e fundit në fshatrat e Rajonit të Pollogut (Dobrosht, Tearcë, etj) nuk janë rezultat i reshjeve të cilat s?kanë munguar asnjëherë në këto rajone, por janë rezultat i ndërtimit të hidrocentraleve në këtë rajon?- reagoni organizata Eco Guerrilla.

?Edhe më tej vazhdon të jetë me vështirësi kalimi rruga regjionale Tetovë ? Jazhincë, pikërisht në pikën tek ura e lumit?.

Në terren pritet të dalë edhe komisioni për vlerësimin e dëmeve.

Bashkim Sulejmani

Recommended