LSDM-ja nis fushatën nga Strumica

  • 4 years ago
Koalicioni i LSDM-së fushatën zgjedhore e filloi nga Strumica. Zoran Zaev tha se në tre vitet e kaluara shteti është në rrugën e duhur, ekonomia është e qëndrueshme, rrogat rriten dhe bie papunësia. Zaev tha se edhe në krizë janë ruajtur vendet e punës, ndërsa tani kanë plan për t?u ballafaquar me pasojat.




Kemi plan, kemi model për ballafaqim të suksesshëm me pasojat e Korona virusit. Për rritje edhe më të madhe ekonomike, për institucione edhe më të përgjegjshme. Kemi përgatitur masa që sjellin drejtësi dhe disiplinë. Ndërtojmë shtet për jetë me dinjitet për të gjithë. Me LSDM-në e ardhmja e Maqedonisë është e sigurt. Më 15 korrik secili prej nesh ka zgjedhje të qartë dhe të thjeshtë, siguri ose rrezik. Përpara në rrugën e drejtë ose prapa në humnerë- deklaroi Zoran Zaev, kryetarë i LSDM-së.