I lënduar rëndë u shëtit nga spitali në spital

  • 4 years ago
Lëndime të rënda në sy dhe fytyrë pësoi Borçe Loshkoski nga qeni i tij. Por kur kërkoi ndihmë në spital ai u përball me probleme të tjera. Së pari u drejtua në ndihmën e shpejtë në Ohër, por përgjigja që kishte marrë ishte se ata nuk kishin ambulancë të lirë.

Ne u futëm në makinë, arritëm atje sa më shpejtë që mundëm dhe gjetëm një shofer duke pirë cigare jashtë dhe gjashtë ose shtatë automjete të parkuara, gjë që bie në kundërshtim me deklaratën përmes telefonit. Hymë brenda ambulancës dhe u pranuam jo si njerëz, por si të infektuar tashmë me koronë në fazën e fundit- deklarooi Borçe Loshkoski - banor i Strugës 55 ???

Prej atje e dërguan në Strugë, ku në repartin e kirurgjisë në spital ia kishin qepur plagët. Por golgota ??e Loshkoskit nuk mbaron këtu. Në spitalin e Strugës nuk kishte vaksinë për tetanus, kështu që e dërguan në Ohër, së pari për një ekzaminim në repartin e syrit, sepse në Strugë nuk kishte asnjë mjek kujdestar.

Në infektiven në Ohër, më hapën derën dhe përgjigja e tyre ishte se ne jemi qendër kovid, do të shkosh në kirurgji në spitalin e Ohrit. Në kirurgji nuk donin të më pranonin sepse unë isha nga Struga. Me sa duket, Struga i kishte vaksinat, por ata nuk donin t'i jepnin dhe ne duhej t'i marrim atje. Mezi më pranuan. Sapo hyra në institucion, qasja e mjekut ishte krejt ndryshe- pohoi Borçe Loshkoski -banor i Strugës

M'u dha terapia e nevojshme me serum dhe vaksinë kundër tërbimit. Pastaj pasuan edhe dy vaksinime të tjera. Por ai mori përsëri të njëjtën përgjigje se do të duhej të mjekohej në Strugë.

Unë u thashë atyre, më thoni nëse syri im është i infektuar dhe ju  gjithë kohën po më shëtisni Ohër-Strugë, unë duhet të padis dikë. Më duhet të kërkoj kompensim dhe nga cili spital- tha Borçe Loshkoski -banor i Strugës

Gjendja e Borçes tani është më e mirë, por ai ka frikë se ajo që i ndodhi atij do t'i ndodhë dhe dikujt tjetër. Nga spitali në Strugë thotë se nuk kanë vaksina të tilla sepse nuk kanë repart infektiv, ndërsa spitali i Ohrit na tha që Struga duhet të zgjidh këtë çështje dhe të prokurojë këto vaksina.

Miki Trajkovski