Shëndetësia dha dritë jeshile, por shoqatat e transportit përçahen, rrethet rinisin nesër

  • 4 years ago
TIRANE-Menjëherë sapo ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi rihapjen e transportit publik, disa qytete kanë reguar pozitivisht, duke shprehur menjëherë gatishmërinë për të rifilluar punën. Në Shkodër, Shoqata e Transportit Interurban ka deklaruar se nesër në orën 06:00 do të nisë nga puna dhe do të vazhdojë deri në orën 17:00 të pasdites. Edhe në Korçë, punonjësit e transportit publik kanë deklaruar se do të zbatojnë protokollet e sigurisë.

Po ashtu edhe Fieri e Vlora, por Eneo Sulejmani, kryetar i shoqatës brenda dhe ndërqytetes në Tiranë ka dalë kundër. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu lajmëroi heqjen e kufizimit për transportin publik. Ajo nuk dha një datë, por u shpreh se do të zbatohen rregulla strikte, ku maska do të jetë e detyrueshme. Ndërsa paralajmëroi se nuk do të tolerohet asnjë thyerje e rregullave.