Donald Trump ka vendosur ta zgjase deri në fund të 2020-tës ndalimin e lëshimit të kartave jeshile ( Gren Card) jashtë territorit të Shteteve të Bashkuara. Pjesë e këtij vendimi qe prek punëtorët e kualifikuar të teknologjisë, ata sezonalë por edhe drejtues të lartë, do të jetë gjatja e ndalimit të lëshimit të vizave të përkohshme të punës, përfshirë ato që përdoren shumë pikërisht nga kompanitë e teknologjisë dhe korporatat shumëkombëshe. Shtëpia e Bardhë pretendon se kjo lëvizje do të ndihmojë të krijohen vende të reja pune për amerikanët e goditur fort ekonomikisht për shkak të pandemisë. Një zyrtar i lartë që foli me gazetarët në kushte anonimiteti, vlerësoi se kufizimet do të lironin deri në 525,000 vende pune për amerikanët. Por kritikët thonë se Shtëpia e Bardhë thjesht po shfyrtëzon situatën e koronavirusit për të arritur atë që ka synuar me kohë: ashpërsimin e ligjeve të emigracionit. Ndalimi, megjithëse i përkohshëm, do të sillte një ristrukturim të madh të sistemit të emigracionit të ligjshëm nëse do të bëhej i përhershëm, një qëllim që administrata e shmangu para pandemisë. Grupet e biznesit i kishin bërë presion të madh për të kufizuar shtrirjen e këtyre masave, duke thënë se shumë prej punonjësve të tyre janë thelbësorë. Ndalimi i aplikimeve për viza të reja vlenë për vizat H-1B, të cilat përdoren nga kompani të mëdha amerikane të teknologjisë, vizat H-2B për punëtorët sezonalë joagrikulturor, vizat J-1 për shkëmbim të studentëve dhe vizat L-1 për menaxherët e korporatat shumëkombëshe. Do të ketë përjashtime për punëtorët e industrisë së përpunimit të ushqimit, të cilët përbëjnë rreth 15 për qind të totalit të vizave H-2B, tha zyrtari. Punëtorët e kujdesit shëndetësor që ndihmojnë në luftën kundër koronavirusit do të vazhdojnë të kursehen nga ngrirja e lëshimit të kartave jeshile, megjithëse përjashtimet për këtë grup do të jenë më të ngushta.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#DonaldTrump#GrenCard#TopChannel
Comments