Aeronautika Europiane zbret ne Shqiperi (23 Qershor 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva 2000
Korça dhe Llogaraja muajin e ardhshëm do të jenë qendra e aeronautikës evropiane. Në datat 22 Korrik deri me datë 24, në qytetin e Korçës do të zhvillohen garat e profesionistëve, ndërsa në Llogara duke përfituar dhe nga mrekullitë që na ofron natyre, do të kryhen dhe akrobaci mbi detin Jon.
Mitingu internacional i fluturimeve do të bashkojë në Shqipëri për 6 ditë, aeronautët e shumë vendeve të Europës si Franca, Italia, Belgjika, Anglia, Gjermania, Spanja, Zvicra e të tjerë. Ky aktivitet i përmasave të mëdha është mbështetur fuqishëm nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sporteve duke akorduar një fond të konsiderueshëm.
Pritet të kontribuojnë me fondet e tyre disa prej kompanive më të fuqishme të vendit si "Perla", AMC, Telecom, Banka Amerikane, Siemen, por dhe Komuniteti për Zhvillimin e Turizmit. Aeronautët thanë në prag të përballjes me më të mirët e Europës, se fluturimet e lira do të kryejnë testimin javën e ardhshme ku do të marrin pjesë në një tjetër aktivitet të aeronautëve të Europës.


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/