Ora News - Vota e emigrantëve do të shpërndahet në Tiranë, jo mandate nga Diaspora

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Vota e emigrantëve nuk është zgjidhur ende, as nga diskutimet në Këshillin Politik. Arsyen se pse kësaj çështje nuk i kanë dhënë ende një zgjidhje, e zbuloi kryeministri Edi Rama në një komunikim online me Këshillin Koordinues të Diasporës.

Edi Rama: Kemi lënë si alternativë të vetme votimin me postë por ka një sërë ekzigjencash të domosdoshme që lidhen me regjistrimin. Jo thjesht me praninë e një votuesi në listën e zgjedhësve këtu në Shqipëri por edhe adresën e tij apo të saj në vendin ku është.

Por dilema tjetër e qeverisë mbetet si mund të bëhet efektive vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit.

Ndërsa përfaqësuesi i PS në Këshillin Politik tregoi që Diaspora nuk do të numërohet në bllok, por vota e saj do të shpërndahet në kryeqytet.

Damian Gjiknuri: Vota do të llogaritet në qarkun e Tiranës për arsye se ashtu funksionon mënyra e regjistrit unik të gjendjes civile.

Mes përfaqësuesve të mazhorancës ka patur mospërputhje për faktin se kujt institucioni i duhet lënë në dorë vota e emigrantëve.

Pandeli Majko: ''Në qoftë se kemi pasur një model përçarës ne me zotin Gjiknuri, nuk është kështu, ishte thjesht teknik. Ajo që duhet të bëjmë është me shumë rëndësi të vendosen dispozitat ligjore për votën e emigrantëve pasi nuk janë 10 % por gati gjysma e shqiptarëve dhe duhet bërë ndarja e listave me shqiptarët brenda vendit dhe ato jashtë. Ka shumë rëndësi që KQZ-ja të ketë dispozita ligjore që të funksionojë për votën e emigrantëve dhe nuk mund të lihet të veprojë thjeshtë me akte normative. Vota e emigrantëve është shumë e rëndësishme për t'ia lënë në dorë KQZ-së".

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/vota-e-emigranteve-do-te-shperndahet-ne-tirane-jo-mandate-nga-diaspora

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended