Protesta në Shkollën e Mjekësisë në Shkup, drejtoresha fajëson ministrinë e Arsimit

  • 4 years ago
Qindra nxënës dhe prindër protestuan para shkollës së mesme ?Pançe Karagjozov? kundër vendimit të drejtorisë që të mbahet provim plotësues për regjistrim në drejtimin motër medicinale. Shkolla ka planifikuar vetëm 102 nxënës ndërsa kushtet për këtë drejtim i plotësojnë 164 nxënës. Prindërit dhe nxënësit kërkojnë hapjen e paraleleve në gjuhën shqipe.




?Nëse është e nevojshme le të hapin paralele dhe jo në kohë pandemie të na testojnë pa asnjë ndërgjegje, se mund të infektohemi?

?Pse maqedonasi nuk bëjnë test dhe pranohen. Ne jemi të barabartë si maqedonasit edhe ne?

 ?Librat na janë marrë nga shkolla fillore dhe nuk kemi aspak material përpos shënimeve në fletore. Mbasi pala tjetër nuk mbajnë testime edhe ne kemi të drejta të barabarta?

Drejtoresha e Shkollës Maja Saliu fajin e hedh tek Ministria e Arsimit. Ajo tha për Alsat se kanë kërkuar nga Ministria hapjen e paraleleve, por vendimi i tyre ka qenë mbajtja e testimit pranues.

?Pas diskutimeve dhe argumentimeve të caktuara, ministria vendosi se nuk do të ketë zgjerim dhe do të përmbahemi në kushtet e caktuara për konkursin. Kjo nënkuptonte të mbahet testimi sot- deklaroi Maja Saliu, drejtore e Shkollës, ?Panço Karagjozov?

Saliu tha se nga Ministria kanë kërkuar që testimi të mbahet Online, por edhe për këtë kërkesë nuk kanë hasur në mirëkuptim.

Heshtje në Ministrinë e Arsimit, edhe pse një përfaqësues i këtij dikasteri erdhi në Shkollë për t?i bindë nxënësit që të hyjnë në testim.

?Nuk na japin asnjë lloj të dhënash. Vetëm afrohen tek dera e shkollës dhe largohen. Vetëm çojnë dorën futu brenda, futu brenda në provim pranues?

?Tre ishin pro, ato tre dukeshin se ishin njerëz partiak. Ata i morën fëmijët e vetë për dore dhe i futën brenda që të hyjnë në provim pranues?

?Drejtoreshën e falënderojmë që na ka sjellë policinë këtu me fëmijë 15 vjeçar që nuk ka asnjë problem këtu, e asnjë incident nuk pak. Ne kërkojmë të drejtat e fëmijëve tonë këtu?

Përkundër testimit të nxënësve, prindërit paralajmërojnë se në rrugë ligjore do të kërkojnë që të gjithë nxënësit të cilët i kanë plotësuar kushtet të pranohen në këtë Shkollë.




Mefail Ismaili