Top News - Marrëveshja bërthamore/ SHBA dhe Rusia nisin biseidmet

  • 4 years ago
Shtetet e Bashkuara dhe Rusia nisën të hënën bisedimet dyditore rreth marrëveshjes së tyre bërthamore të ashtuquajtur, Traktati për Zvogëlim të Armëve Strategjike, i cili përcakton numrin e kokave bërthamore me rreze të gjatë veprimi që mund të ketë secili shtet. Shtetet e Bashkuara përfaqësohen nga negociatori për kontrollin e armëve, Marshall Billingslea, ndërsa Rusia ka dërguar zëvendës-ministrin e Jashtëm, Sergei Ryabkov. Kjo marrëveshje, që skadon në shkurt të vitit të ardhshëm, përcakton që secili shtet mund të ketë deri në 1,550 koka bërthamore me rreze të gjatë. Si Billingslea ashtu edhe Ryabkov, kanë qenë të rezervuar në deklaratat e tyre, në fillimin e bisedimeve në Vjenë. ?Do të shohim?, ka thënë Billingslea, i pyetur se çfarë pret të ndodhë në bisedime. Ryabkov në anën tjetër tha se ka gjithnjë shpresë. Më herët, Ryabkov kishte deklaruar se rusia nuk kishte më argumente për zgjatjen e marrëveshjes ndërkohë që moska ka paralajmëruar në vijimësi për rrezikun e rifillimit të një gare armatimi nëse traktati nuk vazhdon. Presidenti amerikan, Donald Trump, ëhstë tërgequr ose ka lënë t?ju skadojë afati një serie marrëveshjesh, përfshirë edhe traktatin për armë bërthamore me rreze të mesme veprimi dhe marrëveshjen bërthamore me iranin. Sipas shba, marrëveshjet me rusinë për kontrollin e armëve i përkasin të shkuarës dhe se Kina duhet të përfshihet në marrëveshjet pritshme në të ardhmen, sa u përket çështjeve bërthamore.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#SHBA#Rusi#TopChannel

Recommended