Top News - Vrasja e Hekuran Billës/ Shtyhet masa për Viktor Markun

  • 4 years ago
Gjykata e Tiranës nuk ka arritur të marrë një vendim për caktimin e masës së sigurisë për viktor markun, i dyshuari kryesor për vrasjen e hekuran billës. vendimi është shtyrë për të martë, pasi gjatë seancës viktor marku ka pohuar se ai nuk është autor i ngjarjes, por policia duhet të gjeje autoret e vertetë. Marku pretendon se gjatë kohës që ka ndodhur vrasja ai ishte ne Malin e Zi, gje qe mund te vertetohet nga sistemi tims. Por policia dyshon se ai ka hyrë në territon shqiptar në mënyrë të paligjshme. Viktor Marku u arrestua disa ditë më parë nga policia e Malit të Zi pas shpalljes në kërkim ndërkombëtar nga policia shqiptare, si i dyshuari kryesor per vrasjen e hekuran billës ë 11 qershor në tiranë, në zonën e Komunës së Parisit. Sipas avokatit të Markut ka disa paqartësi në mënyrën se si është ndaluar dhe arrestuar viktor Marku, se si ai më tej u soll nga Mali i Zi në Shqipëri. Pak ditë më parë, më 11 qershor Tirana do të tronditej nga një vrasje e bujshme, ku Hekuran Billa u ekzekutua në zonën e Komunës së Parisit. Viktor Marku është vëllai i Prel Markut, të cilin Billa e kishte vrarë në vitin 2006. Më herët është arrestuar edhe nipi i Viktorit, Sebastian Mali. Ai u shpall në kërkim 1 ditë pas vrasjes së Billës, pasi nuk u gjet në banesë për t?u marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen. Gjykata Penale e Tiranës vendosi që 22-vjeçari të qëndronte në burg.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#HekuranBilla#TopChannel