Trafiku i renduar ne Prishtine - (18 Qershor 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Trafiku tejet i rënduar bëhet gjithnjë e më shqetësues për banorët e Prishtinës. Edhe pse administrata civile është munduar të bëjë ndryshime, si ndërrimi i dy rrugëve kryesore në njëkalimshe, rezultatet kanë qenë të pakta. Një numër shumë i madh makinash, mungesa e policëve të trafikut dhe nevoja për më tepër rreptësi nga organet e rendit e bëjnë këtë problem gati të pariparueshëm.

Kjo rrugë si shumë të tjera në Prishtinë është simbol i pritjes. Kalimi në rrugët kryesore të Prishtinës ka qenë në muajt e fundit një ndër problemet më të mëdha për shoferët. Policia e UMNIK-ut gjeti një zgjidhje të re duke i shndërruar dy rrugët kryesore në njëkalimshe, megjithatë rezultatet ishin të pakta. Nga ana tjetër edhe parkimet pa leje apo shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit janë një fenomen normal për momentin në Prishtinë.

Policia e UMNIK-ut së pari i duhet të përballet me makinat e paregjistruara. Kështu policia e UMNIK-ut duhet të fillonin me gjobitjen e makinave të paregjistruara që në fund të muajit Maj, por sipas zëdhënësve për momentin shoqerët e makinave të paregjistruara vetëm do të paralajmërohen. Megjithatë trafiku në Prishtinë ka nevojë imediate për një zgjidhje që do ti kursente kohë të gjithëve./tvklan.al

Gazetare ? Ornela Bego


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended