Skip to playerSkip to main content
  • 6 years ago
Pas më shumë se tre muaj nderprerje për shkak të pandemisë se koronavirusit, do të nisë lundimi i linjave të trageteve për pasagjere.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka njoftuar se linjat e trabnsportit detar të pasagjereve do të fillojnë të funksionojnë që nga 22 qershori. Vendimi është marrë në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme Detare si dhe pas kërkesave të vazhdueshme të operatorëve të licensuar të transportit detar, për të nisur lundimet duke respektuar protokollin dhe masat e sigurisë së përcaktuar.

?I gjithë ky proces ka në fokus garantimin e sigurisë së shëndetit të pasagjerëve, duke përmbushur në mënyrë rigoroze të gjitha protokollet e sigurisë të miratuara nga Ministria e Shëndetësisë, bazuar në udhëzimet e organizmave ndërkombëtare. Duke marrë në konsideratë kërkesat e operatorëve të licensuar në transportin detar të pasagjerëve dhe deklaratën e Komisionit Evropian të datës 11 qershor 2020, për heqjen e kufizimeve të udhëtimit duke filluar nga 1 Korrik 2020, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njofton se duke nisur nga 22 Qershor 2020, do të lejohen te gjitha linjat e transportit ndërkombëtar të pasagjerëve? thuhet ne njoftimin e ministrisë së infrastrukturës. MIE bën të ditur se Shoqëritë e Transportit ndërkombëtar detar të pasagjerëve do të jenë përgjegjëse edhe për të informuar pasagjerët për kufizimet e mundshme në fuqi për nisjet nga portet e Shqipërisë dhe destinacionin e synuar, rregullat e kujdesit dhe sigurisë së shëndetit në destiancionin ku ata do të mbërrijnë. nga ana tjetër Drejtoria e Përgjithshme Detare do të monitorojë zbatimin e të gjitha masave si dhe planin e veprimit për zbatimin e detyrimeve të parashikuara në Protokollin e Operimit të Transportit Detar,i miratuar në 5 qershor 2020 nga MIE.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Tragetet#TopChannel

Category

📺
TV
Comments

Recommended