Debati pro dhe kunder kthimit te Leka Zogut - (17 Qershor 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv KLan 2000

Më 24 Qershor bulevardi i quajtur deri më sot ?Dëshmorët e Kombit?, do ti jepet emri i Ahmet Zogut, vendim ky i marrë nga Këshilli Bashkiak i Tiranës. Kështu kryetari i bashkisë Albert Brojka, ka ftuar familjen mbretërore për të marrë pjesë në ceremoninë e vënies së emrit, por kjo ftesë ka ngjallur mjaft polemika, pasi trashëgimtari i mbretit Leka Zogu i Parë është dënuar me tre vjet burg nga Gjykata e Faktit në Tiranë.

Kështu Leka i Parë me të mbërritur në Shqipëri rrezikon të përfundojë në qelitë e burgut 313. Këtë e konfirmon nënkryetari i palamentit Namik Dokle. Sipas tij në qoftë se Leka do të vijë në Shqipëri qoftë edhe në një rast të tillë tha Dokle, ai do të arrestohet. Por a do të vijë Leka në Shqipëri? Legalisti Ngjela ndonëse nuk ka një konfirmim të saktë për këtë u shpreh se nuk ka asnjë problem ligjor.

Avokat Spartak Ngjela:- ?Ai ka marrë 35% të votave në Shqipëri, e dyta për ta arrestuar në qoftë se do të vijë i përgjigjet ligjit, po të kenë kurajo le ta arrestojnë. Një person që ka mbështetje individuale 85% të popullsisë nuk është aq e lehtë ta arrestosh?.

Ndërsa për kryebashkiakun Albert Brojka nuk ka ndonjë rëndësi se çfarë ndodh me problemet politike që ka qeveria me Lekën. ?Unë nuk mund të lija pa ftuar familjen mbretërore, në një eveniment të tillë?, tha Brojka.

Albert Brojka, Kryetar i Bashkisë Tiranë:- ?Ka vetëm një ftesë, që do ta quaja zyrtare për familjen mbretërore, që mund të përfaqësohet qoftë nga Leka Zogu, qoftë nga pjestarët e tjerë të familjes. Gjithsesi varet nga qeveria nëse do ta lejojë që të vijë vetë apo do të vijnë pjestarë të tjerë, kjo s?është në kompetencën tonë?./tvklan.al

Gazetare ? Ornela Bego


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended