Hipokrati - Prostata - Çfarë është Prostatiti dhe Zmadhimi i Prostatës – 20 Qershor 2020

  • 4 years ago
Prostata është një gjendër e vogël, në madhësinë e arrës, e cila eshte e vendosur perballe pjeses se fundit te zorres se trashe dhe poshte fshikezes se urines duke rrethuar kanalin e urinës apo ne gjuhen mjekesore uretren. Prostata ndihmon në prodhimin e spermës. Me kalimin e viteve kjo gjendër ka tendencë të rritet, por dy jane semundjet me te shpeshta qe kjo gjender mund te shfaqe: Prostatiti dhe Hipertofia apo zmadhimi beninj i saj.
Prostatiti eshte nje semundje inflamatore e kesaj gjendre qe prek rreth 38% te burrave te moshes seksualisht aktive. Shkaktaret e semundjes jane akoma objekt studimi, por eshte e sakte qe infeksionet bakteriale jane pergjegjese per te shkaktuar disa tipe te prostatiteve.
Faktoret e rrezikut qe mund te cojne ne nje infeksion te gjendres se prostates mund te jene te shumte si:
? Infeksion i traktit urinar apo i fshikëzës
? Dëmtime të legenit
? Dehidratim
? Marrëdhënie seksuale të pambrojtura
? Mbajtja per nje kohe te gjate e kateterit urinar
? Trashëgimia gjenetike
? Stresi
? HIV
Semundja mund te cfaqet me disa shenja klinike, qe mund te jene:
- Dhimbje apo djegie gjate urinimit
- Urinim te shpeshte gjate nates
- Dhimbje ne pjesen e poshtme te shpines apo rreth zones genitale
Zmadhimi i prostates i quajtur ndryshe hipertrofia beninje e prostatës është fenomen fiziologjik që prek më së shumti meshkujt mbi 50 vjeç. Perllogaritet qe vuajne rreth 5 milion meshkuj ne bote dhe do kemi nje rritje te numrit te rasteve ne 55% ne 5 vitet e ardhshme. Me rritjen e volumit të prostatës rritet mundësia e problemeve me urinimin, probleme të cilat rëndohen me kalimin e viteve.
Faktorët e rrezikut që çojnë në Zmadhimin te prostates janë:
- Mosha ? kryesisht pas moshës 50 vjeçare
- Historia familjare
Simptomat shoqëruese te zmadhimit te prostates jane:
? Urinim i shpeshtë sidomos gjatë natës
? Nevojë e papritur për të urinuar
? Vështirësi në fillim të urinimit
? Ndjesi e moszbrazjes plotësisht të fshikëzës
? Sforcim për të urinuar
? Mbetje gjaku në urine
Meshkujt qe paraqesin shenja te tilla duhet ti drejtohen mjekut urolog, i cili me ane te eksplorimit ne keto raste konstaton ndryshimet e gjendres e prostates, rekomandon per ekzaminime te metejshme ekografike dhe terapine e duhur mjekesore.


Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Hipokrati#TopChannel