Report TV -Degradon teatri në Sarandë, 20 vite harresë! Aktori: Nuk i shërben më artit në qytet

  • 4 years ago
SARANDË- Godina e teatrit në qytetin bregdetar të Sarandës është lënë në rrënim të plotë prej dy dekadash. Skena e kinoteatrit të Sarandës është me kolona të gjymtuara, xhama të thyer, e pluhurosur. Që pas sulmeve të 1997-ës, nuk është vënë dorë, ndërsa godina po degradon dita ditës.

"Shkatërrimi i teatrit ka filluar këtu e 20 vjet që kur kanë ardhur në pushtet drejtues vendorë që nuk kanë treguar asnjëlloj kujdesi për estradën e qytetit dhe s'kanë bërë asnjë investim", tha Haki Spaho, ish-aktor që tashmë është në pension

Recommended