Top News - 105 mijë tonë grurë/ Në portin e Durrësit, në 5 muaj

  • 4 years ago
Gruri ka qenë një ndër mallrat më të përpunuar në 5 muajt e parë të këtij viti në Portin e Durrësit. Referuar të dhënave për periudhën janar-maj 2020, në Terminalin Perëndimor janë përpunuar mbi 105 mijë ton grurë.

Sipas të dhënave të Sektorit të Statistikave në Autoritetin Portual Durres kjo është një shifër 74 % më e lartë se sa 5-mujori janar-maj i vitit të kaluar.
Në këto pesë muaj janë shkarkuar 27 anije me grurë, 13 nga të cilat janë përpunuar vetëm në muajin prill 2020.

Përveç hinkave metalike të lëvizëshme, shkarkimi i grurit po kryhet edhe në 5 silosët e instaluar në molin nr 2 të portit më të madh të vendit.
Gjatë pesë muajve të parë të vitit të kaluar në portin e Durrësit janë përpunuar më shumë se 60 mijë tonë grurë gjithsej.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Grure#PortiDurresit#TopChannel

Recommended