Report TV - Publikoi videon nga atentati ndaj prokurorit, deputeti Halit Valteri mbërrin në SPAK
  • 4 years ago
TIRANË- Edhe pse tha dje në emisionin "Repolitix" në Report Tv se nuk është thërritur nga SPAK, sot deputeti i opozitës së re, Halit Valteri ka mbërritur në dyert e Gjykatës. Me Kushtetutën në dorë, por jo tabletin ku kishte videon për të cilën pretendon se ia ka dhënë babai i Andi Malokut, shoferit të prokurorit që mbeti i vdekur, Valteri do të jap dëshminë e tij se çfarë informacionesh ka për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja.

Në Kuvend, Valteri tha se kishte bërë vetë kontrolle, kishte kërkuar në 3 biznese videon ku dukeshin qartë 2 autorët e dyshuar të atentatit, duke akuzuar policinë se nuk ka bërë me qëllim kontrolle për të zbardhur të vërtetën, por më pas në emisionin "Repolitix" tha se video kishte ardhur nga babai i Andi Malokut, Genci i cili e kishte kërkuar ndihmë personalisht për të vënë drejtësinë në vend.
Recommended