Ora News –Furgoni me nxënës shkolle përmbyset dhe bie në kanal

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një furgon me nxënës shkollë është aksidentuar pak pas mesditës së sotme në fshatin Bilaj të Krujës. Mjeti i cili transportonte fëmijët ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në një kanal.
Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se si pasojë e aksidentit nxënësit kanë marrë dëmtime të lehta.
?Më datë 13.12.2016, rreth orës 14:30, në fshatin Bilaj, Fushë-Krujë, mjeti tip Furgon me targa AA 580 FE, me drejtues shtetasin G.N., I cili transportonte nxënës shkolle, ka dalë nga rruga. Për pasojë, vetëm një nxënës ka fraktura në krah, I cili është jashtë rrezikut për jetën?, njofton policia e Durrësit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/furgoni-me-nxenes-shkolle-permbyset-dhe-bie-ne-kanal/

Recommended