Top News - Edhe me valën e dytë/ Franca nuk do ketë më mbyllje

  • 4 years ago
Edhe pse një valë e dytë e koronavirusit është e ?mundur?, një karantinë e dytë e përgjithshme nuk do të ndodhë. Një rikthim I izolimit total do të ishte I pamundur për arsye ekonomike dhe sociale, deklaroi përpara komisionit parlamenetar hetimor mbi menaxhimin e pandemisë profesori Jean-Francois Defraissy, kreu i Këshillit shkencor, me të cilin konsultohet qeveria franceze për vendimin që është duek marrë gjatë përballjes me krizën e Covid 19. ? Duhet t`I bëjmë vetes pyetjen sesi do t`ia shpjegojmë njerëzve që të rinjtë të cilët janë dhe më pak të rrezikuar mund të shkojnë në punë e të vazhdojnë shkollën. Nga ana tjetër, personat për të cilët ky virus përbën një kërcënim, atyre po, duhet t`I këshillohet një izolim I pjesshëm?, ishte deklarata e ekspertit. Franca numëron 29,575 vdekje nga koronavirusi dhe 158,174 infektime. Vendi i ka lehtësuar ndjeshëm masat izoluese . Disa ditë më parë, presidenti Emmanuel Macron edhe pse tha se Franca ka arritur ?fitoren e parë?, paralajmëroi për kthim të mundshëm të virusit, duke thënë se ? do të jemi gati të nisim një kapitull të ri në territorin tonë?.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Franca#TopChannel