Top News - Epidemia në Maqedoni/ Të prekurit nuk tregojnë simptomat

  • 4 years ago
Nuk frenon epidemia në Maqedoninë e Veriut; vendi fqinj ka regjistruar 6 vdekje dhe 182 raste të tjera gjatë 24 orëve të fundit. Viktimat janë dy nga Shkupi, dy nga Kumanova dhe dy nga Tetova. Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i të vdekurve nga Covid-19 atje ka mbërritur në 216. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, momentalisht rreth 330 pacientë pozitivë me koronavirus, janë të shtruar në të gjitha institucionet e shëndetit publik në vend.?Vatra më e madhe janë disa vendbanime të Shkupit. Po punohet intensivisht për të identifikuar kontaktet, por mjekët-epidemiologë janë përballur me pengesat e zakonshme, pasi ka njerëz që nuk tregojnë kontaktet apo fshehin simptomat. Të gjitha qytetet dhe rajonet e tjera, përveç Shkupit dhe pjesërisht Tetovës, janë të qëndrueshme?, theksohet në njoftimin e Ministrisë. Aktualisht, bilanci I jetëve të humbura nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut ka mbërritur në 216, ndërsa gjithsej, janë diagnostikuar me koronavirus më shumë se 4.600 vetë. Gjysma e tyre, janë ende aktivë.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Maqedoni#Epidemi#TopChannel

Recommended