Top News - Kalojnë tre ligjet/ Kuvendi rrezon përsëri presidentin

  • 4 years ago
Kuvendi ka rrëzuar tre dekrete të Presidentit Ilir Meta për tre ligje që ai I kishte kthyer për rishqyrtim. Mazhoranca ka votuar për të rrëzuar dekretet për kthimin e ligjeve: ?Për tatimin mbi vlerën e shtuar?, ?Për prokurimet në fushën e mbrojtjes?, ?Për ligjin e turizmit detar?.
Këto ligje ishin miratuar më parë nga shumica në Kuvend, por Presidenti I ktheu pasi sipas tij kishin problem ligjore dhe cënonin interesin publik.

Sidomos në ndryshimet në ligjin ?Për tatimin mbi vlerën e shtuar? ku specifikohej disa kategori mjetesh lundrimi se do të përjashtohen nga tatimi mbi vlerën e shtuar si mbështetje për turizmin, Presidenti ka sjellë edhe argument moral e joligjor.

Sipas Metës ky ligj që përjashtonte nga taksat jahtet luksoze nuk ishte në harmoni me nevojat emergjente të vendit, si dhe me parashikimet e Institucioneve Financiare, të cilat raportojnë për përkeqësimin e situatës ekonomike në vendin tonë. Për dy ligjet e tjera kreu I shtetit rendiste disa argument ligjore, por pavarësisht kësaj Kuvendi I ka rrëzuar të gjitha pretendimet e Metës dhe në këtë mënyrë këto tre ligje do të hyjnë në fuqi.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Kuvendi#TopChannel

Recommended