Skip to playerSkip to main content
  • 6 years ago
Duke iu referuar takimit të presidentëve të Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë më vonë këtë muaj, the Guardian thotë se presidenti Donald Trump po kërkon të shënojë një arritje të madhe në mosmarrëveshjen e gjatë mes dy kombeve. Takimi I njoftuar nga I dërguari I Trumpit për dialogun, Richard Grenell, erdhi si surprizë për kryeqytetet evropiane dhe ngriti shqetësime në disa vende se një marrëveshje e nxituar mes Beogradit dhe Prishtinës mund të përfshijë një shkëmbim territoresh që do të kishte efekte të paparashikueshme, vazhdon gazeta prestigjoze britanike. ?Nëse kjo iniciativë do të ketë sukses, ajo do të jetë një shuplakë në fytyrën e BE-në dhe përpjekjeve të saj shumëvjeçare për të normalizuar marrëdhëniet mes Beogradit dhe Prishtinës,? tha Corina Stratulat, e Qendrës për Politikë Europiane në Bruksel. Një marrëveshje e mundshme mund të hapë rrugën për tregti, njohje të ndërsjellë dhe pranim eventual në BE për të dy vendet. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, të martën konfirmoi se do të marrë pjesë në bisedime duke theksuar se : ?Kosova nuk ka kohë për të humbur, për të ngecur apo për të hezituar; ne duhet të lëvizim sa më shpejt drejt perspektivës për t?u bërë pjesë e Kombeve të Bashkuara, Nato-s dhe BE-së?, ishte komenti I tij. The Guardian citon nga ana tjetër dhe Albin Kurtin të thotë se roli I Grenellit ka qene mjaft kontrovers dhe se ai nuk është I interesuar në thelbin e marrëveshjes, por kërkon vetëm firmën në fund të letrës që ta paraqesë atë më pas si sukses për Trumpin në këtë vit zgjedhor. ? Qeveria ime nuk u rrëzua për asgjë tjetër përvec faktit që Grenell e kishte me nxitim të firmoste marrëveshjen me Serbisë?, shkruan e përditëshmja britanike duke cituar ish kryeministrin kosovar.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Guardian#TopChannel

Category

📺
TV
Comments

Recommended