kunguj me domate dhe vezë Përbërësit: 1 qepë pak vaj ulliri 4-5 kunguj mesatarë 4 thelpinj hudhër 3 domate mesatare kripë dhe piper të zi 4 vezë Përgatitja: Në një tigan ngrohim vajin dhe kaurdisim qepëntë grirë hollë, shtojmë kungujt të prerë në shiritë të trashë 1 cm gjerësi dhe 2-3 cm gjatësi. Kaurdisim mirë kungujt me qepën. Shtojmë domatet të prera në kubikë ( pa lëkurë dhe lëng) si dhe hudhrat të prera hollë, I përziejmë më kujdes ulim temperaturën e sobës dhe I lëmë të ziejnë për 10 minuta në temperaturë mesatare të mbuluara me kapak. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper, rrahim 4 kokrra vezë dhe I shpërndajmë sipër mbi kungull dhe domate I vendosim kapakun për 5 minuta. Në fund largojmë kapakun grijmë hollë kopër ose majdanoz e spërkasim sipër dhe shërbejmë të ngrohtë.
Be the first to comment