Kavaje, vajza vret babin (6 Qershor 2000)

  • 4 years ago
Në këtë shtëpi para dy ditësh ka ndodhur një tragjedi. Një vajzë 25 vjeçare ka sulmuar të dy prindërit dhe pasi ka copëtuar të atin, vetëm fqinjët kanë arritur ti heqin nga duart nënën e saj të cilën synonte ta vriste dhe atë. Në fshatij Tilaj të Kavajës prej dy ditësh mbizotëron tmerri i një vrasje të llahtarshme që nuk ka ndodhur e që nuk është dëgjuar kurrë më parë në zonën përreth.
25 vjeçarja ka pritur të dy prindërit të vinin nga ara. Sapo ka hyrë në oborrin e shtëpisë, i ati ka shkuar të lidhë lopën por është sulmuar menjëherë nga e bija e cila me sëpatë, e egërsuar, ka goditur brenda pak minutash trupin e 68 vjeçarit Shaban Mema. Pas kësaj vajza dhe ka tentuar ta djegë të atin. Para se të kthehej e ëma nga arat vajza është kthyer dhe njëherë në shtëpi ka lënë sëpatën dhe ka marrë një çarçaf për të mbuluar trupin e pajetë.
Me të njëjtën egërsi ajo ka pritur dhe të emën edhe pse nuk ka patur sukses me sëpatë në dorë, vajza e ka lidhur dhe ka tentuar t'a mbysë derisa kushërinjtë që banonin aty afër ia kanë hequr nga duart. 3 orë pas ngjarjes ka mbërritur policia për të bërë ekspertizën e krimit ndërsa vajza është arrestuar në një gjendje të egërsuar duke qëlluar dhe hetuesit dhe tentuar të largohet nga prangat.
Banorët e zonës tregojnë se 25 vjeçarja prej 5 vitesh jetonte pothuajse e izoluar. E lindur dhe e rritur në Durrës, madje dhe e shkolluar në një nga gjimnazet e qytetit, mesa duket Aida Mema nuk ka pranuar asnjëherë vendimin e prindërve të moshuar për të lënë qytetin dhe për t'u vendosur në një fshat kodrinor. I ati Shaban Mema deri në daljen në pension ka punuar si postier madje ka qënë dhe kampion i Durrësit për mundjen.
E ëma Sanie ka punuar si kuzhiniere në kampin e punëtorëve në Durrës. Pas vdekjes së të atit Sania është vendosur në fshatin Tilaj për të mos mbyllur derën e babait duke jetuar aty së bashku me të shoqin dhe njërën nga vajzat. Në Tilaj të Golemit jetojnë të moshuar të 30 familjeve të gjithë me të njëjtin emër dhe banorë nga i njëjti trung familjar.


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended