Pylli i fazanëve atraksioni më interesant në juglindje të vendit, ajri i pastër e peizazhi mahnitës

  • 4 years ago
KORÇË- Pylli i fazanëve i ndodhur vetëm 10 km larg qytetit të Korçës është një nga atraksionet më interesante në juglindje të vendit. Me një peizazh fantastik në një sipërfaqe prej 50 ha ky pyll gëzon statusin e monumentit natyror, ndërsa fazanët janë simboli i monumentit të natyrës.

Rreth viteve 60 dora e njeriut e ktheu nga kënetë në një nga zonat më të gjelbëruara dhe të dashura për vendasit, por jo vetëm. Sot ky pyll është streha e fazanëve, sorkadheve, lepujve të egër, dhelprave, është pylli i plepave, shelgut, blirit, pishës dhe bredhit.