Top News - Apeli gjerman/ BE sanksione ndaj hakerave Ruse

  • 4 years ago
Gjermania kërkon masa më të ashpra nga BE-ka kundër hakerave ruse. Shkak për këtë u bë sulmi virtual ndaj Bundestagut, për të cilin Berlini fajëson shërbimin ushtarak rus dhe flet për ?zhvillim të luftës hibride?. Në 13 maj, Angela Merkel, përherë e ftohtë dhe racionale, në mënyrë të pazakontë u shfaq emocionale në pultin e fjalimit përpara parlamentit. Një politikane e opozitës e pyeti, se çfarë të dhënash ka për sulmin e hakerave ndaj Bundestagut në vitin 2015, ku u vodhën të dhëna nga zyra e saj si deputete. Kancelarja foli për ?evidenca të forta" që hakera rusë qëndrojnë pas vjedhjes së të paktën 16 gigabyte dokumente dhe E-Mail-e nga rrjeti i Bundestagut, mes tyre mijëra maile të zyrave të deputetëve. Ajo e lidhi këtë sulm kibernetik me një ?strategji të zhvillimit hibrid të luftës, që përmban zhvillim të luftës për desorientim kibernetik dhe shtrembërim të fakteve". ?Ta them shumë hapur: Më dhemb kjo", sepse përpiqem për një marrëdhënie më të mirë me Rusinë", tha Merkel.Ky pozicionim i kancelares shënon një kthesë në pozicionimin publik ndaj sulmeve kibernetike ruse. Një pikë kthese, që u iniciua ditë më parë nga Prokuroria e Përgjithshme. Peter Frank kishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar kundër Dmitrij Badin. Hetuesit janë të bindur se 29-vjeçari rus qëndron pas sulmit spektakolar të sistemev IT të Bundestagut në pranverën e vitit 2015. Softëar-i dëmtues kishte depërtuar kaq thellë në rrjet, saqë ai duhej të stakohej i gjithi dhe të ringrihej nga e para.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#BE#Russia#TopChannel

Recommended