Report TV - Me shpejtësi 166 km/h në Tiranë, radari i kap mat, 9 shoferëve u hiqen patentat

  • 4 years ago
TIRANE-Policia ka vijuar me kontrollet në fundjavë me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, teksa mbrëmjen e djeshme ishte stacionuar në aksin Tiranë-Elbasan në segmentin Sauk-Teg, ku janë regjistruar shumë ngjarje fatale, pasi rrethrrotullimi është kthyer në një pikë të zezë. Kontrolli vijoi me radar.

Nga kontrolli janë evidentuar 9 drejtues mjetesh të cilëve u është tërhequr leja e drejtimit, pasi  qarkullonin me shpejtësi gati dyfishin e normës së lejuar, që varionte nga 139 km/h deri në 166 km/h, teksa rruga ishte me trafik të plotë dhe rreziku për t'u përfshirë në ngjarje rrugore është i madh.Policia ka edhe një apel për drejtuesit e makinave. "Mos nxitoni për të arritur fundin,  vetëbesimi i tepruar dhe neglizhenca ndaj kufizimeve dhe rregullave të qarkullimit rrugor, mund të sjellë pasoja fatale dhe të pariparueshme për ju dhe përdoruesit e tjerë të rrugës".