Epidemiologu: Lirimi i masave solli rritjen e te infektuarve, nuk ka teste as për personelin

  • 4 years ago
?Shifrat janë më të larta se sa javët e kaluara. Ishte deri diku e pritshme. Janë tre komponent që duhet t'i marrim parasysh. Pas lirimit të masave do kishte rritje të rasteve dhe pritej. E dyta ka lidhje me numrin e lartë të testimeve. Si mesatare janë 300 testime në ditë. Komponenti i tretë është dhe vatra spitalore. Nuk është vetëm QSUT, por dhe disa spitale të tjera. Duhet të kalojmë në kritere më të larta sigurie sepse virusi është qartësisht i pa dukshëm dhe është edhe i pa matshëm. Vjen pa asnjë simptomë dhe si rrjedhojë hap një vatër në spital. Pikërisht aty ku nuk e duam. Nuk është vetëm QSUT, por dhe disa spitale të tjera. Duhet të kalojmë në kritere më të larta sigurie sepse virusi është qartësisht i pa dukshëm dhe është edhe i pa matshëm. Vjen pa asnjë simptomë dhe si rrjedhojë hap një vatër në spital. Pikërisht aty ku nuk e duam?, tha epidemiologu Ilir Alimehmeti.

Recommended